Kur një njeri vdes, shumica e njerëzve nuk merren shumë me dijen e tij, arritjet apo pozitën e tij, edhe nëse ka qenë ndër dijetarët më të mëdhenj. Njerëzit e kujtojnë për dy lidhje:
• lidhjen e tij me Zotin
• dhe lidhjen e tij me njerëzit
Dhe i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë të vërtetën:
“Ajo që i fut më shumë njerëzit në Xhenet është: devotshmëria ndaj Allahut dhe morali i mirë.”
Shiko ata që kanë vdekur nga dijetarët e mëdhenj: nuk përmenden në momentin e humbjes së tyre veçse për:
• lidhjet që kanë mbajtur
• virtytet që kanë përhapur
• të mirat që kanë dhënë
• sinqeritetin që kanë pasur
• pastërtinë shpirtërore që u është dhënë
Edhe pse ata kishin pozitë të lartë në dije, kjo zbehet kur lind dielli i moralit dhe veprave të mira.
“Njeriu mbetet një tregim pas vdekjes së tij…
prandaj bëhu një tregim i mirë për ata që dëgjojnë.”
