12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Turqia do të sigurojë grant për të krijuar vende pune për refugjatët sirianë

Më të lexuarat

Mjetet do të kanalizohen përmes Organizatës për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme të Turqisë (KOSGEB) në kuadër të marrëveshjes së kontributit të Bashkimit Evropian

Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) do të sigurojë një grant prej 71.3 milionë euro (82.5 milionë dollarë) për Turqinë për të mbështetur përpjekjet për krijimin e vendeve të punës për refugjatët sirianë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mjetet do të kanalizohen përmes Organizatës për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme të Turqisë (KOSGEB) në kuadër të marrëveshjes së kontributit të Bashkimit Evropian (BE).

Turqia ka pranuar afro 4 milionë refugjatë sirianë, më shumë se çdo vend tjetër në botë.

Lajmi për grantin vijoi menjëherë pasi presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan u takua në Stamboll me kancelaren gjermane në largim Angela Merkel.

Mjetet do të përdoren për të mbështetur krijimin e vendeve të punës për refugjatët sirianë dhe shtetasit turq në 15 provincat turke më të goditura nga kriza e refugjatëve.

Granti përbëhet nga dy komponentë që ofrojnë investime dhe mbështetje për ndërmarrjet kryesisht në pronësi siriane dhe turke duke nxitur punësimin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit