15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Turqia dënon deklaratat e zv.ministrit të Jashtëm grek

Më të lexuarat

Përmes një njoftimi për shtyp Ministria e Punëve të Jashtme ka dënuar “deklaratat e qëllimshme” të ministrit të Jashtëm Përplotësues të Greqisë, Miltiadis Varvitsiotis kundër Turqisë.

Ne dënojmë me forcë deklaratat imorale të ministrit të Jashtëm Përplotësues të Greqisë, Miltiadis Varvitsiodis, gjatë një interviste televizive për vendin tonë dhe Presidentin tonë [Rexhep Tajip Erdoan]. Këto deklarata nuk janë në përputhje me praktikat e ngulitura politike dhe diplomatike, thuhet në deklaratë.

Ne mendojmë se është e qëllimshme që autoritetet greke po vazhdojnë me këmbëngulje deklaratat dhe veprimet e tyre provokuese dhe përshkallëzuese kundër vendit tonë dhe duke shtyrë përpara për këtë qëllim ministrin e Jashtëm Përplotësues Varvitsiodis, në një kohë kur ne po ndërmarrim hapa të rinj për të mbështetur dialogun midis vendeve tona, i cili u ringjall falë përpjekjeve të Turqisë, vijon deklarata.

Ne e ftojmë lidershipin politik grek të veprojë me përgjegjësi, maturi dhe sinqeritet në deklaratat që bën në adresë të vendit tonë [Turqisë] në mënyrë që kanalet e dialogut midis dy vendeve të funksionojnë përsëri, përfundon deklarata e shkruar e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit