9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Egjipt: Gjenerali al-Sisi njofton kandidaturën për president

Më të lexuarat

Shefi i ushtrisë egjiptiane, mareshali Abdel Fattah al-Sissi deklaroi se do të jetë kandidat për zgjedhjet presidenciale që parashikohen të zhvillohen në prill, deklaratë kjo e bërë gjatë një intervistë të dhënë sot për një gazetë kuvajtiane.

“Nuk kam zgjedhje tjetër përveç se t’i përgjigjem thirrjes së popullit egjiptian”, deklaroi gjenerali Sissi gjatë kësaj interviste të publikuar nga e përditshmja kuvajtiane “Al-Seyassah”.

”Do të përpiqem të përmbush besimin e popullit për zhvillimin e zgjedhjeve të lira”, tha ai.

Ushtria i kërkoi javën e kaluar mareshalit Sissi, 59 vjeç, që të kandidonte në zgjedhjet presidenciale./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit