15.8 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Turqi – Mbi 55 milionë zgjedhës nesër do të shkojnë në kutitë e votimit

Më të lexuarat

Turqia nesër do të shkojë për herë të shtatë në kutitë e referendumit, këtë radhë për të votuar paketën e re me ndryshimet kushtetuese që sjell Sistemin Presidencial.

Turqia nesër do të shkojë për herë të shtatë në kutitë e referendumit, këtë radhë për të votuar paketën e re me ndryshimet kushtetuese që sjell Sistemin Presidencial.

Në këtë referendum brenda dhe jashtë vendit marrin pjesë 55 milionë e 319 mijë e 222 zgjedhës të cilët do të përdorin votën në 167 mijë e 140 kuti votimi.

Kurse në burgje në rang vendi do të vendosen 461 kuti votimi.

Edhe ata që nuk zotërojnë letrën e votimit do të mund të përdorin votën.

Ata që janë të regjistruar por që nuk kanë me vete letrën, duke shkuar në kutinë e votimit që u takon dhe duke paraqitur kartën e identitetit do të mund të përdorin votën për referendumin.

Ndërkaq votuesit mund ta gjejnë kutinë e tyre të votimit duke kontrolluar me numrin e identitetit në adresën e Këshillit të Lartë Zgjedhor: www.ysk.gov.tr .

Votimi i referendumit do të bëhet me vulë në zarfin e verdhë me pusullën ku mbi ngjyrën e bardhë shkruan “Po” ndërsa në kafe shkruan “Jo”.

Në rrethet Seçmenler, Adıyaman, Ağrı, Artvin, Bingöl, Bitlis, Diyarbakır, Elazığ, Erzincan, Erzurum, Gaziantep, Giresun, Gümüşhane, Hakkari, Kars, Malatya, Kahramanmaraş, Mardin, Muş, Ordu, Rize, Siirt, Sivas, Trabzon, Tunceli, Şanlıurfa, Van, Bayburt, Batman, Şırnak, Ardahan, Iğdır vdhe Kilis votimi do të zhvillohet në orën 07.00 deri në orën 16.00 kurse në rrethet e tjera do të zhvillohet gjatë orëve 08.00-17.00.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit