15 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Erdoan: Ku shkojnë paratë e FETO-s në Amerikë?

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se ndërkohë që rritja mesatare e ekonomisë së Bashkimit Evropian është 1.8-1.9%, rritja ekonomike e Turqisë është në nivelin 2.9% dhe kjo do të vazhdojë të rritet edhe më shumë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se ndërkohë që rritja mesatare e ekonomisë së Bashkimit Evropian është 1.8-1.9%, rritja ekonomike e Turqisë është në nivelin 2.9% dhe kjo do të vazhdojë të rritet edhe më shumë.

“Turqia në ekonomi do të arrijë majat dhe do të jetë në vend akoma edhe më të mirë. Ne nuk do ti ndalojmë investimet tona dhe do të vazhdojmë të investojmë me të njëjtën vendosmëri” tha presidenti Erdoan.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan iu përgjigj pyetjeve të Erhan Çelik në lidhje me rendin e ditës në emisionin e drejtpërsëdrejti të përbashkët të Radio Televizionit Turk TRT.

Duke iu referuar faktit se krey i Organizatës Terroriste Gyleniste Struktu Paralele në Shtet (FETO/PDY), Fethullah Gylen jeton i lirë, në lidhje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha: “Nuk duhet ta mbajnë këtë mashtrues në vendin e tyre pasi do të bëhet problem për ata. Sigurisht që së bashku me këtë mashtrues edhe të gjitha pjellat e tij mashtruese janë atje. Ata kanë formuar atje një shtab. Nga Charter School ata fitojnë 750 milionë dollarë në vit. Këto janë të ardhura fiktive. Ky shpenzohen të gjitha këto? Duke përcaktuar se u dhanë anëtarëve të kongresit ne ua përcollëm të gjitha informacionet Amerikës. Të gjitha dosjet të gjitha dokumentet që zunë 80-85 kuti ne ja dërguam këtij vendi. Por pavarësisht të gjitha këtyre të bën të mendosh fakti se përse nuk është bërë asnjë procedim, përse nuk janë futur brenda (arrestuar)”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit