10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Turqi-Irak konfirmojnë gatishmërinë për zhvillimin e bashkëpunimit

Më të lexuarat

“Siguria, mirëqenia dhe stabiliteti i Irakut nënkupton sigurinë, mirëqenien dhe stabilitetin e Turqisë”, tha të martën Presidenti Erdoan në konferencën e përbashkët me Kryeministrin e Irakut, al-Ibadi pas takimit në Ankara.

 

Kryeministri i Irakut, Haydar al-Ibadi erdhi në Ankara për kontakte zyrtare.

I ndodhur në Turqi për të biseduar mbi marrëdhëniet dypalëshe Ibadi të martën u prit në takim nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Takimi Erdoan-Ibadi u mbajt në Kompleksin Presidencial në Ankara dhe në takimet kokë më kokë dhe mes delegacioneve krahas mundësive për zhvillimin e mëtejshëm në të gjitha fushat të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve u vlerësuan edhe zhvillimet rajonale.

Pas takimeve të dy liderët mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat.

Në fjalën e tij Presidenti Erdoan tha se janë të gatshëm për thellimin edhe më tej të marrëdhënieve dypalëshe, për të bashkëpunuar me qeverinë e re që do të krijohet në Irak me synimin për ta zhvilluar më tej bashkëpunimin në fusha kritike, kryesisht në siguri dhe ekonomi.

“Turqia me Irakun kanë të njëjtin fat. Siguria, mirëqenia dhe stabiliteti i Irakut është siguria, mirëqenia dhe stabiliteti i Turqisë”, tha Presidenti Erdoan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit