Türkiye dhe Siria diskutojnë çështje mbrojtjeje dhe sigurie në Damask

Më të lexuarat

Një delegacion nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Türkiye takohet me shefin e mbrojtjes së Sirisë në Damask për të diskutuar çështje dypalëshe të sigurisë dhe mbrojtjes.

Një delegacion nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Türkiyes bëri një vizitë zyrtare në kryeqytetin sirian, Damask, të premten.

Delegacioni, i kryesuar nga gjeneralleitnant Ilkay Altindag, drejtor i përgjithshëm i mbrojtjes dhe sigurisë në ministri, u takua me gjeneralmajor Murhaf Abu Qasra, ministrin sirian të mbrojtjes.

Në një deklaratë të postuar në platformën turke të mediave sociale NSosyal, thuhej se vizita përfshinte diskutime mbi çështje të mbrojtjes dhe sigurisë midis dy vendeve fqinje.

Postimi përfshinte gjithashtu fotografi nga vizita.

Që nga rrëzimi i Bashar al-Assad në fund të vitit 2024, qeveria e re e Sirisë ka ndjekur reforma politike dhe ekonomike, duke promovuar kohezionin shoqëror dhe zgjeruar bashkëpunimin me partnerë rajonalë dhe ndërkombëtarë, me Türkiyen si një nga më të rëndësishmit.

Assadi, udhëheqës i Sirisë për gati 25 vjet, u largua për në Rusi në dhjetorin e kaluar, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, që kishte qenë në pushtet që nga viti 1963. Administrata e re tranzitore e Sharaas u formua në janar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit