6.7 C
Pristina
Wednesday, October 16, 2024

Trump i ‘fal’ Erdoganit Sirinë: Është e gjitha e juaja, ne mbaruam punë aty

Më të lexuarat

Vetëm disa orë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu quajti presidentin Erdogan një “diktator antisemist”, presidenti amerikan Trump thotë se udhëheqësi turk është njeriu i duhur për punën në Siri.

Turqia do të mbushë boshllëkun e mbetur në Siri nga largimi i afërt i Amerikës, njoftoi të hënën në mëngjes Presidenti Donald Trump, duke lavdëruar presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan pas një diskutimi që pati me të mbi luftën e ardhshme kundër DAESH në vendin e shkatërruar nga lufta.

Të dielën mbrëma, një zyrtar i mbrojtjes i SHBA i tha CNN se presidenti kishte nënshkruar një urdhër për të filluar tërheqjen e forcave amerikane të vendosur në Siri.

SHBA aktualisht ka rreth 2.000 ushtarë në Siri, kryesisht në verilindje, si pjesë e fushatës së vazhdueshme kundër organizatës terroriste DAESH.

Presidenti Trump iu përgjigj kritikave të masës, duke thënë se administrata e tij kishte bërë “më shumë dëme ndaj DAESH se të gjithë presidentët e kohëve të fundit”.

“Në Siri fillimisht do të ishim vetëm për tre muaj,” shkroi Trump.

“Dhe kjo ishte shtatë vjet më parë – nuk kemi ikur kurrë.”

“Kur u bëra President, DAESH ishte duke u bërë i egër, tani DAESH është mposhtur gjerësisht dhe vendet e tjera duke përfshirë Turqinë, do të jenë në gjendje të kujdesen lehtë për çdo gjë që mbetet” shtoi ai.

Vendimi i diskutueshëm u pasua nga dorëheqja e Mattis dhe Brett McGurk, i dërguari i posaçëm i Trump për koalicionin global kundër DAESH.

Më vonë u raportua se Presidenti Trump foli me Erdogan dhe se i tha presidentit turk se situata në Siri “është e gjitha e juaja, ne mbaruam punë aty”.

Ndërkohë Erdogan thuhet se premtoi të përfundojë DAESH-in.

Presidenti Trump më vonë konfirmoi bisedën me Erdoganin, duke thënë se ai kishte një ” bisedë të gjatë dhe produktive” me Erdoganin.

“Unë sapo kisha një telefonatë të gjatë dhe produktive me presidentin Erdogan të Turqisë. Ne diskutuam për DAESH, përfshirjen tonë të ndërsjellë në Siri, dhe tërheqjen e ngadalshme dhe shumë të koordinuar të trupave të SHBA nga zona. Pas shumë vitesh ata po vijnë në shtëpi. Ne gjithashtu diskutuam për zgjerimin e tregtisë, “tha Trump.

Të hënën, presidenti e vlerësoi kreun e shtetit turk si “një njeri që mund” të mposhtë DAESH.

“Presidenti Erdogan i Turqisë më ka informuar se do të zhdukë çdo gjë që ka mbetur nga DAESH në Siri …dhe ai është një njeri që mund ta bëjë këtë, plus Turqia është në të drejtën e saj si vend fqinj. Trupat tona po vijnë në shtëpi!”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit