Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se “armëpushimi tashmë ka hyrë në fuqi” përmes një postimi në rrjetin social Truth Social.
“Ju lutem, mos e shkelni atë!”, ka shtuar ai.
As Irani dhe as Izraeli nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht marrëveshjen për armëpushim të njoftuar më herët nga Trump, pas një konflikti që ka shkaktuar qindra viktima në Iran dhe rreth dy dhjetëra në Izrael.
Sipas presidentit amerikan, armëpushimi do të zbatohet në faza gjatë një periudhe 24-orëshe, duke filluar rreth orës 04:00 GMT të martën. Irani do të ndalojë veprimet ushtarake në mënyrë të njëanshme, ndërsa Izraeli do të ndjekë shembullin 12 orë më vonë. /mesazhi
