10.8 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Tri këshilla jetësore nga Hoxhë Ekrem Avdiu

Më të lexuarat

  1. Bëhu i vetëdijshëm për vlerën e begative, falëndero dhe ji mirënjohës në mënyrë që të ruash ato begati. Ndoshta ndodh që edhe të sprovohesh me mungesën e ndonjërës prej tyre, si: pamundësia për të shkuar në xhami, për të marrë pjesë në ders, e të ngjashme, por dije se nijeti yt i mirë të siguron shpërblimin tek Allahu edhe kur nuk ke mundësi të veprosh. Ama, mos harro se edhe mosshfrytëzimi i mundësive i ka pasojat e veta.
    Porosia: Shfrytëzo çdo rast para se të të ikë.
  2. Sapo të kryesh një vepër, fillo tjetrën. Mund të jetë në të njejtën fushë, e njejta vepër, apo edhe ndryshe, tjetër lëmi, tjetër lloj i veprës. Me rëndësi është të mos ndalesh, sepse ndalja të kthen prapa, ndërsa sfida e jetës është që të mbetesh në avancim të vazhdueshëm.
    Porosia: Mos u ndal së bëri mirë, ngritu dhe përparo pandalë.
  3. Mos lejo që fjalët e të tjerëve, qofshin ato gjëra ta sakta, të pasakta apo thashetheme, të kalojnë kah ti. Mos u bë stacion kah i cili kalon tërë ajo që thonë njerëzit. Ndalu dhe mendo: ajo që dëgjova, lexova, më thanë, a është e vërtetë apo edhe mund të mos jetë. Nëse është e vërtetë, a ka hajr dhe dobi që unë ta përcjell tutje. Vetëm kur të jesh i sigurt se ka dobi, leje të kalojë. Përndryshe thuaj: STOP!
    Porosia: Mos përcill, transmeto çdo gjë që dëgjon. E njejta vlen edhe për rrjetet sociale, mos bë share giithçka…

Hoxhë Ekrem Avdiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit