8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Tre prej  veprave nuk vihen në peshore në Ditën e Gjykimit për nga madhështia e tyre

Më të lexuarat

E para: العفو عن الناس
Falja e njerëzve.
Allahu i Lartësuar thotë:
فَمَنْ عَفَا وَأَصْلَحَ فَأَجْرُهُ عَلَى اللَّهِ
“…por kush fal dhe përmirëson, shpërblimin e ka tek Allahu…”(Esh-Shura: 40)
shpërblimi është i pakufizuar, për shkak të kësaj vepre madhështore, prandaj, pajtohuni, falni, toleroni duke shpresuar këtë shpërblim pa kufi!

E dyta: الصبر
Durimi
Allahu i Lartësuar thotë:
إِنَّمَا يُوَفَّى الصَّابِرُونَ أَجْرَهُمْ بِغَيْرِ حِسَابٍ
“Durimtarëve do t’u jepet shpërblim pa masë.”(Ez-Zumer: 10)
Nuk është i kufizuar shpërblimi.

E treta: الصيام.
Agjerimi
I Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam ka thënë:
“Çdo vepër e birit të Ademit është për të përveç agjërimit; ai është për Mua dhe Unë e shpërblejë atë.”
Shpërblimi është i pakufizuar.
Dhe thërret një thirrës në Ditën e Gjykimit:
Ku janë ata që shpërblimi i tyre është tek Allahu? Do të paraqiten durimtarët, agjëruesit dhe falësit e njerëzve kur iu është bërë padrejtësi dhe zullum.
Agjëroni, falni, dhe duroni!
Na bëftë Allahu neve , juve, prinderit, dhe të gjithë muslimanët prej atyre që do të thirren me këtë thirrje!

/Mesofenetende/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit