17.7 C
Pristina
Thursday, May 30, 2024

Imami i Qabes thirrje për vazhdimin e mbështetjes për të prekurit nga tërmeti në Türkiye dhe Siri

Më të lexuarat

Në hutben e xhumasë të transmetuar nga kanali zyrtar i Arabisë Saudite, Sudeysi vlerësoi solidaritetin me të prekurit nga tërmeti në Türkiye dhe Siri, duke u lutur për mëshirë për ata që humbën jetën dhe shërim për të lënduarit

Kreu i Çështjeve të Mesxhid el-Haram dhe Mesxhid el-Nebevi (Haramejn) dhe imami i Qabes, Abdurrahman es-Sudeysi bëri thirrje për vazhdimin e mbështetjes për të prekurit nga tërmeti në Kahramanmaraş dhe Hatay, transmeton Anadolu.

Në hutben e xhumasë të transmetuar nga kanali zyrtar i Arabisë Saudite, Sudeysi vlerësoi solidaritetin me të prekurit nga tërmeti në Türkiye dhe Siri, duke u lutur për mëshirë për ata që humbën jetën dhe shërim për të lënduarit.

Sudeysi, i cili bëri thirrje për të vazhduar mbështetjen për të prekurit nga tërmeti në Türkiye dhe Siri, vlerësoi gjithashtu ndihmën e ofruar nga Qendra e Ndihmës “Mbreti Salman” dhe mbështetjen e popullit.

Në hutbe, Sudejsi, i cili shprehu pikëllimin e njerëzve për tërmetet, u lut që sa më shpejtë të marrin fund hallet.

Duke iu referuar shkeljeve ndaj Mesxhid al-Aksa-së, Sudeysi tha: “Ne dënojmë përpjekjet e përsëritura të forcave okupuese izraelite për të sulmuar vendet e shenjta muslimane në xhaminë Al-Aksa dhe qytetet palestineze”.

Imam-Hatibi i Qabes dënoi sulmet kundër Kuranit të Shenjtë duke shtuar se ato janë sistematike. “Abuzimi i qëllimshëm i Kuranit të Shenjtë është një provokim për më shumë se një miliardë e gjysmë muslimanë që jetojnë në pjesë të ndryshme të botës”, tha ai.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit