16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Transferimi i policëve, faleshin në orar pune

Më të lexuarat

Transferimi i 7 efektivëve të forcave RENEA ka vënë në lëvizje edhe myftininë e Tiranës.

 

Dy prej policëve të transferuar kanë qenë besimtarë myslimanë praktikantë.

 

Arsyeja e transferimit të tyre nga puna ka qenë faljet që bënin në orar të punës.

 

Myftiu i Tiranës Ylli Gurra ka takuar drejtorin e Policisë Artan Didin ku besohet se kanë folur për këtë çështje.

 

Dy prej 7 policëve janë transferuar në pozicione më të ulëta pasi  ata shpesh faleshin në orar të punës dhe kjo gjë ka bërë që të merret ky vendim nga drejtuesit e repartit Renea.

 

Drejtuesit e policisë e kanë hedhur poshtë idenë se këta dy persona janë transferuar për këtë arsye duke thënë me motivacion zyrtar  se “janë transferuar për nevoja pune”./mapo.al

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit