17.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Tjetër paralajmërim për “sytë e Putinit drejt Ballkanit”

Më të lexuarat

Pas një analisti serb është dhe një politikan i lartë rajonal që pretendon se pas Ukrainës, vështrimi kërcënues i Putinit është edhe në Ballkan. E thotë këtë njeriu që muaj më parë do trazonte politikën rajonale me një plan rishikimi kufijsh në Ballkan, që sipas tij endej në kancelaritë europiane, “Non paperi”, siç quhej ndryshe.

Është kryeministri slloven Janez Jansa.

“Perëndimi duhet të ndalojë menjëherë presidentin rus Vladimir Putin, sepse nëse Kievi bie, do të ketë pasoja për të gjithë Evropën Lindore”, tha ai për portalin Euractive.

“Jam 100 për qind i bindur se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë nëse Kievi bie, objektivi tjetër është Moldavia, Gjeorgjia, do të ketë telashe në Ballkanin Perëndimor, pastaj shtetet balltike janë objektivi tjetër”, tha ai, duke paralajmëruar një “efekti domino” në pushtimet ruse.

Ai madje u bëri thirrje sllovenëve që të bashkohen në një tubim në mbështetje të Ukrainës në Lubjanë të mërkurën.

Në një intervistë, duke e krahasuar Putinin me ish-Presidentin Jugosllav Slobodan Millosheviç, ai tha se ishte e mundur të pritej “të njëjtat hapa irracionalë kur gjërat nuk shkojnë sipas planit”. /tesheshi.com/

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit