11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

TIKA ofron ndihmë për Drejtorinë e Arkivave të Shqipërisë

Më të lexuarat

Ndihma me pajisje elektronike ofrohet për infrastrukturën teknike në dhomën e dixhtalizimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë

TIRANË (AA) – Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka ofruar ndihmë në pajisje elektronike për Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, që do të shërbejnë për dixhatalizimin e dokumenteve arkivore, sidomos ato që i përkasin periudhës osmane, raporton Aadolu Agency (AA).

Gjatë prezantimit të këtyre pajisjeve që përfshijnë skaner, server, dhe kompjuterë, të pranishëm në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë ishin ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar, kreu Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido, koordinatori i TIKA-s në Shqipëri, Ozay Ozutok, etj.

Ambasadori Bayraktar gjatë prononcimit për mediat theksoi se bashkëpunimi mes drejtorive të arkivave ka një rëndësi të veçantë. “Ne kemi marrëdhënie goxha të mira në fusha të ndryshme, si në fushën e tregtisë, kulturës dhe të tjera. Mendoj se bashkëpunimi mes dy drejtorive e të Arkivave është edhe më i rëndësishëm, sepse ka vlerë që gjithë këto gjëra(dokumente) t’iu kalojnë edhe brezave të rinj”, u shpreh Bayraktar.

Ndërsa Bido theksoi se sot konkretizohet një marrëveshje shumë e rëndësishme bashkëpunimi me arkivat e Perandorisë Osmane në Turqi.

“Me ndihmën e paçmueshme të TIKA-s është mundësuar ky laborator i ri dixhitalizimi në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivavve që do të mundësojë skanimin dhe dixhitalizimin e plotë të të gjithë dokumentacionit në gjuhën osmane që gjendet në Arkivin Qendror Shtetëror. Kjo bëhet si pjesë e bashkëpunimit që kemi me arkivat turke për të shkëmbyer dokumentonin me interes të përbashkët. Ky dokumentacion, një kopje dixhitale do të mbetet këtu dhe një kopje do t’i dorëzohet arkivave turke. Arkivat turke do të dorëzojnë dokumentacion që është në interesin e Shqipërisë, që gjendet në arkivat e Perandorisë Osmane.”

Bido u shpreh më tej se ky laborator për nga rëndësia është më shumë se sa gjithë fondi i investimeve që ka drejtoria e arkivave për një vit dhe kjo tregon sipas tij, edhe rëndësinë e këtij investimi dhe partneriteti.

Ndihma në fjalë ofrohet për infrastrukturën teknike në dhomën e dixhtalizimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë.

Ndërkohë, sipas marrëveshjes mes dy palëve, rreth 650 mije dokumente do të dixhitalizohen për 4 vjet, ndërsa punimet do të realizohen nga ekspertet e të dyja drejtorive. Shumica e dokumenteve që do të dixhitalizohen i përkasin periudhës ‎1832-1912.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit