Të jesh i preferuar te babai, a është mirë apo keq?
Pa dyshim që është mirë. Është dashuri, është përkujdesje, është nder.
Mirëpo pikërisht kjo u bë shkak që Jusufi të hidhej në pus.
Hedhja në pus, a është mirë apo është keq?
Është keq. Është errësirë, është vetmi, është dhimbje.
Mirëpo pikërisht ajo errësirë u bë rruga që ai të nxirrej nga pusi dhe të dërgohej drejt pallateve të Egjiptit.
Të jetosh në pallatin e Egjiptit, të të thuhet:
“Ha e pi çfarë të duash”,
a është mirë apo është keq?
Është mirë. Është begati, është rehati, është mirësi.
Mirëpo edhe kjo begati u bë shkak që ai të sprovohej dhe të futej në burg padrejtësisht.
Burgu, a është mirë apo është keq?
Është keq. Është mërzi, është vuajtje.
Mirëpo pikërisht burgu u bë shkalla prej nga ai u ngrit, derisa Allahu e bëri ministër në Egjipt.
Prandaj, o besimtar, mos u ngut në gjykimin e ngjarjeve.
Ajo që sot të duket e keqe, nesër mund të jetë fillimi i një mirësie të madhe.
Ajo që sot të dhemb, nesër mund të të ngrejë në nder dhe sukses.
*Kështu që, çfarëdo që të ndodhë në jetën tënde,* *mendo mirë, shiko me shpresë, bëhu pozitiv dhe thuaj gjithmonë:*
*“ELHAMDU LILAH”.*
Hoxhë Hysni Berisha
