13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Thirrje!
Besimtarëve muslimanë shqiptarë! – Mustafë Bajrami

Më të lexuarat

Kujdes të shtuar ndaj provokimeve të ulëta të televizionit T7, më saktësisht emisionit Pressing, udhëheqësit të atij emisioni dhe disa analistëve të rregulltë aty, të cilët qëllimisht shtrojnë tema provokative për ta helmuar atmosferën festive tani në Muajin e Shenjt të Ramazanit, sikur që kanë vepruar edhe më parë me rastin e evinementeve tjera, për tema të tjera dhe me mysafirë të tjerë.

Pressingu i mbrëmshëm ishte kupolla e këtyre provokimeve të ulëta. Insistimi i udhëheqësit të emisionit me pyetje helmuese si, “A Nënë Tereza apo Mulla Idriz Gjilani”, nuk ishte gjë tjetër pos përpjekje për t’i lajthitur mysafirët aty e për të shkaktuar përçarje midis shqiptarëve mbi baza fetare.

Përtej kësaj, ekspozimi i vazhdueshëm në ekran i fotos së një gruaje me kokë tërësisht të mbuluar, ishte ofendim i hapur ndaj nënave, motrave e grave tona me shami. Ishte përpjekje djallëzore për t’i nënçmuar gratë me shami. Çdo gjë në atë emision ishte përgatitur për t’i nxitur njerëzit kundër femrave të mbuluara dhe për t’i helmuar zemrat e besimtarëve muslimanë të këtij vendi dhe të shqiptarëve në përgjithësi.

Prandaj, ju bëjë thirrje të bëni kujdes ndaj këtyre njerëzve duke bojkotuar këtë medium. Saktësisht këtë emision.

Falë Zotit, shqiptarët tanimë kanë hapësira tjera ku mund të përcjellin emisione kualitative. Sidomos tani në Muajin e Ramazanit kur kemi nevojë për një përkushtim më të madh ndaj Zotit, ndaj fesë, për vepra të mira dhe për një qetësi shpirtërore….!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit