16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ramazani rast i volitshëm për ndryshim

Më të lexuarat

Kujdesu që të jetë ky muaj fillimi i përmirësimit tënd të vërtetë për më të mirën në jetën tënde.

Le të jetë agjërimi yt pritë ndaj veprave të ndaluara.
I Dërguari i Allahut-alejhi salatu ue selam- ka thënë:
“Kush nuk braktis fjalët dhe veprat e këqija dhe padijen, Allahu nuk ka nevojë për të që ai të braktisë ushqimin dhe pijen e tij.”(Buhariu)

Bëje këtë muaj udhë për përparësi, për adhurim, për vepra të mira, muaj prodhimi. Dhe mos e bëj muaj të ngrënies dhe pirjes, të neglizhencës, përtacisë dhe gjumit

Largohu prej shoqërisë dhe ndenjijeve që të dëmtojnë..

Le të jetë ky muaj për ty, muaj i faljes dhe tolerancës.
Fali ata që të kanë dëmtuar, shtrija dorën e paqes dhe bashkimit, pastroje gjoksin nga papastërtit.

Ndërprijua rrugën në këtë muaj vjedhësve të kohës, siç janë televizori, revistat, gazetat, telefonatat e gjata, vizitat e tepërta e të tjera të ngjashme me to

Largo prej teje çdo vesves dhe dëshpërim. Shihe jetën tënde me hare, gëzim dhe optimizëm.
Vazhdo në mirësi edhe mbas Ramazanit, sepse kjo është prej shenjave të pranimit të veprave.

/Mesofenetende

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit