6.7 C
Pristina
Wednesday, October 16, 2024

Thaçi: Roli i SHBA vendimtar për paqen e lirinë e Kosovës

Më të lexuarat

Mbështetja dhe udhëheqja amerikane është e domosdoshme për të siguruar tolerancën, drejtësinë dhe demokracinë,’ citohet të ketë thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë një ligjëratë që ka mbajtur në Universitetin Denver në shtetin Colorado.

Kështu raporton gazeta e studentëve e këtij Universiteti, që ka rreth11 mijë studentë, dhe është institucion akademik më i vjetër në këtë shtet dhe në këtë pjesë të SHBA.
Në ligjëratën para rreth 100 studentëve dhe stafit akademik, siç raporton RTK-ja, Thaçi ka folur për nevojën e mëtejme të mbështetjes amerikane për të mënjanuar barrierat që po i vihen Kosovës, për një ekonomi më prosperuese dhe për investime kapitale të biznesit.
“Ne gjithnjë duhet të ritheksojmë rolin e Shteteve të Bashkuara si një vend udhëheqës drejt paqes dhe lirisë, citohet të ketë thënë Thaçi. Duhet të ndërtojmë të ardhmen në mënyrë që të mos na përsëritet e kaluara,” ka thënë ai.
Pas Denverit, kryeministri i Kosovës do të vazhdojë vizitën e tij në New York, ku në selinë e organizatës botërore pritet të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon.
Ai javën që lamë pas pati takime të rëndësishme në Washington, në Shtëpinë e Bardhë me zëvendëspresidentin Joseph Biden dhe në Departmentin e Shtetit me kryediplomaten amerikane, Hillary Clinton, me ç’rast atij nga këta zyrtarë më të lartë amerikanë iu rikonfirmua vazhdimi i mbështetjes së gjithanshme për Kosovën./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit