9.5 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Tërmeti në Iran-Irak, Al Jazzera jep shifrën e 328 të vdekurve

Më të lexuarat

Sipas kanalit Al Jazeera, janë më shumë se 328 të vdekur dhe të paktën 2,530 të plagosur nga tërmeti me magnitudë 7,3 shkallë të Rihterit, që goditi kufirin midis Irakut dhe Iranit të dielën.

Agjencia Amerikane e Gjeologjisë USGS njoftoi se tërmeti i fuqishëm goditi Halabjanin, në juglindje të Sulaymaniyah, në një rajon gjysmë autonom kurd në Irakun e veriut.

Tërmeti, i cili madje është ndier edhe në Katar, ndodhi në ora 9:18 të kohës lokale dhe epiqendra e tij ishte në një thellësi prej 33.9.

Agjencia iraniane e lajmeve ISNA raportoi se të paktën 61 vetë vdiqën dhe 300 u plagosën në provincën Kermanshah, në kufirin me Iranin.

Irani është një nga shtetet më aktive sizmike në botë.

Një tërmet me 6,6 shkallë goditi në 2003 qytetin historik të Bam, në juglindje të Iranit, duke e rrafshuar atë me tokë, e duke lënë të vdekur 26,000 njerëz.

Në anën tjetër të kufirit, zyrtarët nga Sulaymananiyah shpallën gjendje emergjence në orët e hershme të hënën për të përcaktuar efektet e tërmetit.

Gazetari i Al Jazeera që raporton nga Bagdadi, njoftoi se makinat u ndalen në qytet për shkak se çdo gjë filloi të lëkundej.

“Nuk është e zakonshme të ndodhin tërmete në Bagdad, kështu që tronditja ishte e dukshme në fytyrat e njerëzve kur filluan të dalin jashtë.”

“Për disa sekonda të para, unë në të vërtetë mendova se një shpërthim ndodhi, por pasi zgjati një minutë, kuptova se bëhej fjalë për termet”, tha ai. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit