I rrethuar nga male, Afganistani është i prirur ndaj tërmeteve pasi ndodhet pranë nyjës së pllakave tektonike indiane dhe euroaziatike, një zonë me aktivitet të lartë sizmik.
Një tërmet i fuqishëm goditi të dielën mbrëma provincën lindore Kunar të Afganistanit, duke lënë pas mbi 600 viktima dhe mbi 2.000 të plagosur, ndërsa autoritetet frikësohen se numri i viktimave mund të rritet.
I rrethuar nga male, Afganistani është i ndjeshëm ndaj tërmeteve, pasi ndodhet pranë nyjës së pllakave tektonike indiane dhe euroaziatike, një zonë shumë aktive sizmike.
Shumë nga tërmetet e fundit kanë pasur thellësi të cekët, gjë që ka shtuar intensitetin e lëkundjeve në sipërfaqe dhe shkallën e shkatërrimit.
Më poshtë një përmbledhje e tërmeteve të mëdha që kanë goditur Afganistanin që nga kthimi i talebanëve në pushtet në vitin 2021 dhe më herët:
31 gusht 2025
Një tërmet me magnitudë 6.0 goditi provincën lindore Kunar, duke vrarë mbi 500 persona dhe plagosur mbi 2.000 të tjerë, si dhe duke rrafshuar qindra shtëpi e ndërtesa.
7 tetor 2023
Një tërmet me magnitudë 6.3 dhe pasgoditjet në provincën Herat shkaktuan mbi 2.000 viktima dhe plagosën mbi 9.000 persona. Ky ishte tërmeti më vdekjeprurës i vendit në vitet e fundit.
