16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Teologu nga Dibra: “Ruzhdi Lata nuk na ke mësuar ti heshtim të keqes derisa ishe myfti, e tani me Ali Ahmetin?!”

Më të lexuarat

Në mungesë të ideve dhe platformës politike, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në fjalimet e tij parazgjedhore në qytete të ndryshme, kësaj rradhe ka ndërruar metodën e diskutimit. Ai tani nuk po shquhet si patriot por si teolog i cili nuk nguron të shfrytëzojë edhe fraza fetare. Mirëpo kjo retorikë e tij nuk është se i shkon aq shumë përdore, ngase fjalët “ Nuk besoj se parajsa është vetëm për myslimanët” që i ka thënë në tubimin në Dibër, nuk është mirëpritur aspak nga opinioni e më gjërë, madje sipas parimeve islame kjo paraqet kundërshtim me fjalët e Kur’Anit famëlartë, shkruan Almakos.

Me këtë deklaratë të Ali Ahmetit, e aq më shumë me heshtjen e ish-myftiut Ruzhdi Lata, po edhe duartrokitjet e të pranishmive në atë tubim, janë irrituar tejmase edhe anëtari i Kryesisë Qendrore në Lëvizjen BESA, dibrani Xhemail Çupi dhe teologu dibran Reshat Kacallniku.

Sipas Çupit, të paktën që do kishin mundur të bëjnë pjesëmarrësit në atë tubim, kishte me qenë lëshimi i sallës në shenjë revolte, ndryshe kjo paraqet cenim të intelegjencës së tyre.

“Nuk është për t’u habitur qëndrimi i z. Ahmeti në lidhje me Islamin dhe muslimanët sepse një deklaratë të tillë e ka dhënë edhe më parë. Domosdo për shkak të periudhës së elektrizuar parazgjedhore impakti është akoma më i madh. Nuk dua të përfitoj prej rastit, por thjesht mendoj se z. Ahmeti ka njohuri të pakta për fenë islame, kjo edhe për faktin se asnjëherë nuk ka qenë praktikues i fesë së shumicës së elektoratit të vet. Në teori, në një shtet sekular siç është Maqedonia, politika nuk duhet të përzihet në punët e fesë dhe e kundërta, por në praktikë faktet flasin ndryshe, dhe për këtë fajtor jemi të gjithë ne. Tash unë mendoj se deklarata e tij ishte ad hoc dhe non sens, por nuk mund të gjykoj duartrokitjen e tjerëve dhe as më pak heshtjen e tjerëve sepse nuk e di se si janë ndjerë ato në ato momente. Por nëse unë do isha në vendin e tyre gjëja e parë që do të bëja është të lishoja sallën në shenjë revolte, ndryshe deklarata e tij paraqet cenim të intelegjencës sonë si popull”, deklaroi Xhemail Çupi.

Ndërsa sa i takon aspektit fetar, sipas Çupit këtu gjithçka është e qartë, nëse ka Një Zot ja edhe një Xhenet, dhe hyrja në të është në kompetencë të Zotit.

“Islami thotë që aty do hyjnë muslimanët e mirë, në kohën kur edhe fetë e tjera pretendojnë se është ekskluzivitet vetëm për ato. Por kjo çështje mbyllet me versetin Kur’anor: ju keni fenë tuaj, ne kemi tonën”, ka përfunduar Çupi.

Nga ana tjetër teologu Reshat Kacallniku shprehet i habitur me heshtjen e ish myftiut të Dibrës, njëherit kryetar i këtij qyteti, Ruzhdi Lata, sepse sipas tij Lata nuk është njohur si njeri që i hesht të keqes dhe të gabuarës, por ka dhënë mundin dhe djersën që xhemati tij çdoherë të përfiton nga ligjeratat e tij.

“I nderuari kryetar si i ri kemi pas nderin të të kemi myfti në bashkësinë islame të Dibrës. Cdoherë je përpjekur që të jemi të suksesshëm në shpjegimet tona, të mos kemi frigë për të thënë të vërtetën,bile kemi vërejtur se si të kanë dalë djers nga balli kur nuk kemi dalë shkëlqyeshëm në ndonjë emisjon. Ju i nderuar na keni edukuar që me maturi dhe pa ngurim të formojmë mendimin kritik por kjo derisa ishe myfti dhe të falenderojmë. Edhe sot po ju kujtoj vetëm dy gjëra. 1 “kemi punuar për bujqësine” dhe përmendni subvencjonet që i jep qeveria të lutem kjo nuk ka lidhje me atë që keni premtuar para elektoratit Dibran me 15 03 2013, ju lutem rikujtohuni çfarë keni thënë për bukën e gojës atëherë jam i sinqertë se nuk keni përmend subvencjone. 2 respekte për liderin e BDI-së, z.ALI Ahmetin kur flet për banorët e xhenetit nuk ja quaj të madhe pasi pas mendimit të tij thotë “e më ruzhdi” dhe ju fatkeqësisht dhe të tjerët qeshni. E di që e dini të nderuar por po ju rikujtoj se Muhamedi a.s ka thënë: ” kush sinqerisht dëshmon se nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe se Muhammedi a.s është i dërguari i tij do hyjë në xhenet” dhe e fundit keni thënë se “në parlament do hyj edhe një shqiptar katolik” nëse e kam kuptuar drejt në parlament nuk hyjmë pse jemi katolik ose musliman se atje nuk shkojmë në meshë por aty hyn përfaqësuesit legjitim të popullit për të realizuar me ndershmëri projektet për avancim më të mirë të të drejtave të qytetarëve. Në Dibër ju lutemi o ju përfaqësues politik ejani të përgatitur dhe të qartë, ka kaluar koha e fjalëve të pa menduar”, ka shkruar teologu nga Dibra, Reshat Kacallniku.

Përveç tjerash Ali Ahmeti në emisionin e djeshëm të tvDukagjinit ka vazhduar të luan rolin e hoxhës së katundit, duke i’u drejtuar Lëvizjes BESA që mos të thirren në emër të Zotit dhe besës, sepse ata nuk kanë as Zot as besë./Almakos

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit