14.1 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Tentoi ta rrëmbej vajzën në qendër të Novi Pazarit, kalimtarët e rastit e bëjnë për spital (Video, +18)

Më të lexuarat

Skena të tmerrshme kanë ndodhur në Novi Pazar, ku një burrë i panjohur tentoi një nëne t’ia rrëmbejë vajzën, por këtë tentim e parandaluan kalimtarët e rastit.

Sipas medieve lokale, e gjithë kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur të enjten në qendër të qytetit, kur një burrë iu afrua një gruaje dhe ia rrëmben fëmijën, transmeton TG.

Sipas një dëshmitari që ishte në vendin e ngjarjes, gruaja kishte filluar të bërtas dhe ishte munduar t’i marrë nga dora fëmijën burrit që ia kishte rrëmbyer.

“E gjithë ngjarja u zhvillua brenda pak sekondave. E kam dëgjuar gruan duke tentuar ta godasë burrin i cili mbante në duar vajzën. Në ato momente ai lëshon vajzën në tokë dhe e godet gruan dhe tenton të ikë nga vendi i ngjarjes, por aty shfaqen kalimtarët e rastit të cilët e përplasin për tokë sulmuesin dhe fillojnë ta rrahin keq”, ka deklaruar një dëshmitar.

E gjithë kjo ngjarje është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shihet një turmë njerëzish duke e goditur grushta e shkelma, burrin që tentoi ta kidnapojë vajzën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit