7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Teleskopi hapësinor sjell imazhe tjera, kësaj radhe të galaktikës Cartwheel që është 500 milionë vite dritë larg Tokës

Më të lexuarat

Teleskopi më i fuqishëm në botë i agjencisë hapësinore amerikane NASA, James Webb edhe një herë ka sjellë imazhe të Universit.

Teleskopi hapësinor kësaj radhe ka shkrepur imazhe të galaktikës Cartwheel, ku zbulohen detaje të reja për formimin e yjet dhe pjesën qendrore të galaktikës pranë vrimës së zezë, transmeton Telegrafi.

Gjendet 500 milionë vite dritë larg Tokës dhe shfaq pjesën e rrallë të galaktikës Cartwheel.

Edhe më parë ka pasur imazhe nga teleskopët e tjerë përfshirë atë Hubble, por James Webb i sjell ato me një qartësi të paparë.

Teleskopi hapësinor 10 miliardë dollarësh, ka fituar vëmendjen e tërë botës me publikimin e imazheve, e më së shumti me këto të fundit të Cartwheel që ka ndryshuar pas miliarda vitesh. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit