9.4 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

TEBUK – Atje ku ndodhi një mrekulli e Pejgamberit, alejhi selam

Më të lexuarat

Krahina veriore e Gadishullit Arabik e cila quhet TEBUK ka qenë një zonë e shkretëtirës ku për shkak të mungesës së ujit, nuk kishte as njerëz që banonin aty.
Historia fillon në vitin 9 Hixhri, kur Pejgamberi, alejhi selam, nisi fushatën kundër Perandorisë Bizantine, për shkak se ata i kishin vrarë dy të dërguarit e tij.

30 mijë muslimanë do të duhej të përballeshin me 40 mijë Bizantinë.
Në fakt përleshja nuk ndodhi sepse Bizantinët u shpërndanë pasi morën vesh se ushtria Muslimane kishte ardhur pranë tyre.

Gjithsesi historia jonë ka të bëjë me diçka tjetër.

Rreth 30 km para se të arrinin në Tebuk, Pejgamberi, alejhi selam, e njofton ushtrinë e tij se nesër do të arrijnë në një vend ku është një burim uji në Tebuk. Por kushdo të arrijë i pari, të mos e prekë ujin pa ardhur Pejgamberi, alejhi selam.

Mirpo në fakt, dy nga ushtarët muslimanë të pararojës, e kishin gjetur burimin që kishte vetëm një rrëke të hollë uji dhe kishin pirë prej tij.
Pasi erdhi Pejgamberi, alejhi selam, dhe u informua që uji ishte prekur i kritikoi ata qe e bënë këtë. Pastaj urdhëroi të mblidhnin ujin me një enë.
Pasi i lau me të duart dhe fytyrën, ujin e derdhi përsëri në burim.
Uji nisi të gurgullojlë dhe u shtua aq shumë sa me të pinë ujë të 30 mijë ushtarët muslimanë.

Pas kësaj Pejgamberi, alejhi selam, i tha njërit prej shokëve të tij:
“Sead, nëse do të kesh jetë, do të shohësh se ky vend do të bëhet një parajsë e madhe e blertë”.

Kështu edhe ndodhi asokohe, por edhe në ditët e sotme TEBUKU është një krahinë e blertë dhe mjaft pjellore.

Shkencëtarët e gjeologjisë kanë zbuluar se përfund kësaj krahine gjendet një depozitë e madhe uji të ëmbël i cili në fakt daton të jetë një ujë i qëndrueshëm prej 12 mijë vitesh.

Elhamdulilah falënderimi i takon Allahut

Eduart Thartori

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit