9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Të pangopurit e qeverisë, një person ha 21.517 euro dreka dhe darka zyrtare gjatë vitit

Më të lexuarat

Kur është fjala tek ushqimi, asnjëherë nuk i thonë jo. Ministra, zëvendësministrat e këshilltarët e Qeverisë së Kosovës kanë dëshmuar se janë në gjendje që çdo muaj të shpenzojnë deri në centin e fundit për dreka e darka. Madje në shumë raste kanë tejkaluar çdo limit të caktuar me ligj për të ngrënë e pirë sa më shumë që të jetë e mundur.
Raportet financiare tregojnë se shumë ministra e zyrtarë tjerë të lartë, përveç që i kanë tejkaluar shumëfish normat e lejuara të shpenzimeve, edhe i kanë kurdisur faturat, shkruan Tribuna.

Kjo, sipas njohësve të financave, i bie se ata në marrëveshje me kompanitë hoteliere ku kanë ngrënë, kanë nënshkruar fatura false ndërsa paratë i kanë marrë kesh për vete.

Ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku, është shpenzuesja më e madhe e buxhetit të shtetit për dreka e darka. Ajo në vitin 2011 ka shpenzuar katër herë më shumë se që i lejohet me ligj. Çitaku në vitin 2011 ka shpenzuar për dreka zyrtare 21.517 euro edhe edhe pse me ligj e ka pasur t’i shpenzojë vetëm 6000 euro.

Për dallim nga ajo, zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi brenda një vitit ka shpenzuar 13.079 euro. Ndërkaq Ministrja Mimoza Kusari – Lila ka shpenzuar për dreka dhe darka 5.654 euro. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit