22 C
Pristina
Saturday, May 25, 2024

“Të palëkundurit” u takuan me Zaevin, ja kërkesat e tyre

Më të lexuarat

Përfaqësues të lëvizjes “Të palëkundurit” sot nëpërmjet një  kumtese për media kanë njoftuar se kanë takuar liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, në të cilën ka qenë edhe Oliver Spasovski dhe Damjan Mançevski. Ata thonë se kanë kërkuar nga LSDM që ta refuzoj Platformën shqiptare e cila sipas tyre dëmton Maqedoninë, dhe se ja kanë bërë me dije atij se nëse nuk refuzohet ajo, ata do të duhet t’i llogarisin si kundërshtar.

“Nga ana jonë deri tek udhëheqësia e LSDM-së është kërkuar që publikisht të refuzojnë platformën shqiptare dhe ta pranojnë si kërcënim të pastër për Maqedoninë. Nëse shqiptarët edhe eventualisht partnerët e ardhshëm të koalicionit me të vërtet dëshirojnë të pastrojnë me Gruevskin dhe me bashkëpunëtorët e tij, pikërisht partitë shqiptare dhe vetë deputetët shqiptarë në LSDM do ta tërhiqnin platformën nga tryeza e bisedimeve. Pikërisht për këtë, vetë platformën e konsiderojmë si thikë në shpinë për Maqedoninë nga ana e partive shqiptare, të cilët në këtë moment janë bashkuar rreth një agjende e cila është destruktive dhe jo miqësore ndaj shtetit tonë. Do të dëshironim që ne të gabojmë, por kemi frikë se me vendimin e tyre do të pasoj krizë e thellë dhe jostabilitet, e një karakteri më të thellë se ai i tanishëm. Është koha që kërcënimet e partive shqiptare dhe kërkesat e tyre joprincipiele tu jepet fund, për shkak se çdo vonesë, do të thotë akte të reja të kërcënimit dhe agresionit në të ardhmen”, qëndron në komunikatën e “Të palëkundurve”, transmeton SHENJA.

Ata presin që në të ardhmen të realizojnë takim edhe me udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së. /SHENJA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit