12.6 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

TË JEMI NË SHËRBIM TE HAXHINJËVE – MUSAFIRËVE TË ZOTIT

Më të lexuarat

Ekipi parashkues – udhëheqës në Arabinë Saudite në përbërje: Z. Ismet Ademi – Kryetar, Z.Irsal Jakupi, Dr. Selver Xhemaili dhe Fejsal Kadriu ( antarë) u kthyen tashmë në vend dhe me suksesin më të madhë kanë kryer të gjitha punët në Mekë dhe Medinë. Kanë siguruar Hotelet në Mekë dhe Medine, Arafatin, transportin, Muzdelifen, Minen, Kompaninë e aeroplanëve për udhëtim, sistemin e aplikimit dhe shumë obligime tjera. Numri i kandidatëve është plotësuar, 919 kandidat. Z. Nizam Reshiti në Turqi me suksesin më të madhë ka siguruar vakcinat e Haxhit dhe ato tashmë janë në Maqedoni. Edhe më tutje kërkojmë syçeltësi nga udhëheqësia dhe përgjegjësi të nivelit të lartë. Zoti ju ndihmoftë në këtë punë të shenjtë. Të jemi në shërbim tē haxhinjëve. Ata janë musafirë të Zotit, andaj le të veprojmë të gjithë në lehtësimin e përgatitjes së haxhinjëve, sepse me këtë jemi në shërbim të Zotit. Me keqardhje për numrie e konsiderueshēm të kanditatëve që nuk mund ta regjistrojmë për shkak të plotësimit të vendeve. Zoti ju dhashtë shëndet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit