8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Të gjitha të rejat nga Apple: Çfarë pritëm e nuk morrëm?

Më të lexuarat

Dëgjuam shumë lajme të mëdha në konferencën e sivjetme të Apple, por si gjithmonë kishte edhe shumë thashetheme që nuk u konfirmuan.

Duket se si çdo ngjarje e Apple vjen më një dozë të madhe të thashethemeve dhe shumë njfotime të supozuara që më në fund mbeten të padëgjuara.

Këtë vit fjalimi kryesor i Tim Cook, në konferencën WWDC kishte një pjesë të lajmeve të mëdha dhe shumë eksitime – iOS 6, Retina Display, MacBook Pros – por ja se çfarë nuk kishte të reja në këtë konferencë.

Konsolidimi i linjës MacBook

Po, Retina Display në MacBook Pro është mahnitëse dhe mbulon thënien “çfarë risish kam pritur në një MacBook”, por MacBook Air dhe Pro ende ekzistojnë dhe me madhësi të ndryshme të ekraneve. A është zgjidhja konfuze apo e mirëpritur? Unë personalisht kisha preferuar që MacBook Pro të jetë më i përballueshëm.

4G në MacBook

Ende nuk ka ndonjë prej MacBook-ve që ka të integruar broadband për celularë. Retina Display për MacBook Pro dukej se ishte i gatshëm për rrjetin 4G LTE, por kjo nuk u bë.

Nuk pati iMac ose Mac Mini të ri

Modelët e iMac dhe Mac Mini janë ende modele të vitit të kaluar. Supozimi më i mirë: lajmet për këto dy modele do të vijnë së shpejti.

Apple TV SDK/App Store

Spekulimi më i madh para kësaj konference nuk u konfirmua. Apple nuk përmendi as edhe një fjalë rreth televizorëve Apple apo ndonjë aplikacioni.

Hardueri i Apple HDTV

Siç e përmendëm më lartë, nuk ka televizor Apple, dhe kjo përfshinë harduerin poashtu edhe softuerin. E kemi ditur se shanset për ndonjë harduer të Apple TV, ishin shumë të vogla dhe fjalimi i Tim Cook nuk pati ndonjë surprizë.

iPhone i ardhshëm

Askush ndoshta nuk priste iPhone të ri, por megjithatë derisa iOS 6 ishte ylli i këtij fjalimi, iPhone i ardhsmëm mbetet mister. Megjithatë, iOS 6 praktikisht ofron mjaft veçori të reja për ta bërë iPhone-in e tanishëm (3GS e më të lartë) të duket si i ri.

iPad Mini

A e priste dikush këtë? Edhe ky ishte në listën e thashethëmeve. iPad-i i ri mbetet versioni i gjeneratës së tretë që debutoi në mars.

Rifreskim/modifikim i iTunes

A keni vështirësi të zbuloni aplikacione? Ndiheni të frustruar me dizajnin e iTunes? Kishte ridizajnime të versioneve për celularë, të përmbajtjes së aplikacioneve në iOS 6 së bashku me rekomandimet e integruara të Facebook-ut, por iTunes nuk pati asnjë ndryshim. /PCWorld Albanian/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit