7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Të dëbuar e në rrezik nga virusi, myslimanët e Birmanisë e presin iftarin me pak shpresë

Më të lexuarat

Në kohën kur Ramazani ka filluar e bota është ngujuar për shkak të pandemisë, agjërimi për myslimanët këtë vit do të jetë më ndryshe në mbarë botën. Megjithatë, duket se këto ditë do të jenë më të vështira për 1.1 milion refugjatët myslimanë të Birmanisë, të vendosur në kampet e dendura e me kushte të dobëta në Bangladesh.

Ndonëse nuk janë të rrezikuar nga shtypja dhe vrasjet e ushtrisë së vendit të tyre, e cila nga viti 2015 e nisi fushatën e përndjekjes dhe dëbimit kundër pakicës Rohingya, dhe askush nuk do t’i ndalojë që t’i kryejnë obligimet fetare, kjo periudhë sërish paraqet sfidë për refugjatët e ndodhur në pozitë të vështirë.

Image

Në kampin “Kutapalong” në Bangaldesh, temperatura është gati 30 gradë. Aty rrallë mund të gjendet ndonjë hije, sepse drunjtë janë prerë për të ndërtuar strehimore në kampin e improvizuar e të stërngarkuar me njerëz.

Përpos vëshirësisë për ta mbajtur distancën fizike shkaku i pandemisë, ky komunitet përballet edhe me mungesë të ushqimit dhe kushte të vështira banimi.

Image

Ali Jinnah Hussain, pjesëtar i Shoqatës së Të Rinjve Rohingya, tha: “Programi Botëror i Ushqimit e ka pakësuar shpërndarjen e racioneve të ushqimit, në vend se ta bënte këtë prioritet”.

 

Zëdhënësja e Programit Botëror të Ushqimit, Gemma Snowdon, tha për faqen “The New Arab” se ndryshimet e përkohshme në shpërndarjen e ushqimit janë jetike për ta luftuar rrezikun nga Covid-19 në kampet e refugjatëve.

Image

Kjo do të thotë se gjatë Ramazanit, familjet mund të presin në radhë për t’u furnizuar me ushqim vetëm një herë në muaj. Në pakot ushqimore ka bizele, patate, oriz, vezë, erëza, vaj dhe disa lloje të perimeve.

Snowdon tha se me qëllim të respektimit të distancës sociale, numri maksimal i lejuar i personave që mund të presin në radhë për ushqim tash është 500, nga 1000 sa ishte më herët.

Ro Mohammad Faruque, 26 vjeç, jeton në një kasolle të vogël me dhjetë anëtarët e famijes. Ai thotë se në kamp nuk ka ujë të mjaftueshëm të pijes, sepse gypat nuk janë funksionalë dhe se mungesa e vullnetarëve po ndikon që aty të mos ketë as pastërti.

Image

“Jam përballur me shumë vështirësi dhe tragjedi në jetën time dhe ende po kaloj nëpër shumë të tilla. Kam vuajtur si peshku jashtë ujit, por ato kohëra të vështira më kanë mësuar shumë gjëra dhe më kanë bërë më të fortë. Emocionalisht, ndihem i thyer nga brenda për shkak të depresionit dhe mungesës së përkrahjes”, tha i riu.

Në janar të këtij viti, Tribunali Ndërkombëtar i OKB-së e urdhëroi Birmaninë që t’i marrë të gjitha masat që varen nga pushteti i saj që t’i mbrojë myslimanët e pakicës Rohingya nga gjenocidi, duke thënë se 600,000 mijë pjesëtarët e këtij komuniteti, të cilët kanë mbetur në atë shtet, janë të ekspozuar në mënyrë ekstreme ndaj dhunës ushtarake.

Image

Në një raport tmerrues të Kombeve të Bashkuara të vitit 2018, ushtria e Birmanisë akuzohet për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj komunitetit Rohingya. Kjo ushtri u akuzua për vrasje të civilëve, dhunim të grave, sulm ndaj fëmijëve dhe djegie të fshatrave.

Besohet se motivi kryesor i përndjekjes së këtij komuniteti është përkatësia fetare. Rreth 88 për qind e popullsisë së Birmanisë i përket besimit budist./Gazeta Express

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit