22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

“Të burgosurit në burgjet izraelite do të lirohen”

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Izzeddin el-Kassam-it , Ebu Ubejde, në një deklaratë me shkrim shprehet: “Të burgosurit në burgjet izraelite do të lirohen, kjo gjë është vetëm çështje kohe”

GAZA (AA) – Krahu i armatosur i Lëvizjes Hamas, Izzeddin el-Kassam, ka deklaruar se të burgosurit që ndodhen në burgjet izraelite do të lirohen dhe se kjo është thjeshtë çështje kohe, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Izzeddin el-Kassam-it , Ebu Ubejde, në një deklaratë me shkrim thotë: “Të burgosurit në burgjet izraelite do të lirohen, kjo gjë është vetëm çështje kohe”.

Ndërsa duke folur për rastin e Nail el-Bergusi-t, i cili pasi kreu dënimin prej 36 vitesh në burgjet izraelite, u dënua përsëri me 18 vjet burg, u shpreh se “Ky vendim nuk ka asnjë vlerë”.

Lëvizja Hamas në një deklaratë me shkrim ka thënë se vendimi për Bergusi-n është një “krim”. “Ky dhe vendime të ngjashme me këtë, nuk do të ndryshojnë pozitën e ushtarëve izraelitë që janë në duart e Hamas-it. Forcat pushtuese mund ti marrin ata vetëm përmes një marrëveshjeje shkëmbimi”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Hamas-it.

I burgosuri palestinez Bergusi është pengu që ka qëndruar më gjatë se të gjithë të burgosurit e tjerë pas hekurave. Ai ka qëndruar 34 vite pa ndërprerje në burg, ndërsa pas mbarimit të dënimit u dënua sërish nga gjykata me 18 vite burg.

Nail el-Bergusi është arrestuar në vitin 1978 ndërkohë që ishte vetëm 19-vjeç. Ai u la i lirë në vitin 2011 përmes një marrëveshjeje shkëmbimi mes Izraelit dhe Hamasit, ndërsa u arrestua sërish në vitin 2012.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit