22.5 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Takimi Yıldırım – Abdulaziz në Rijad, në fokus statusi i Kudsit

Më të lexuarat

Gjatë takimit është diskutuar edhe për marrëdhëniet historike, fetare dhe të tjera mes Turqisë dhe Arabisë Saudite të cilat vazhdojnë nga një periudhë e gjatë kohore

 

RIJAD (AA) – Gjatë takimit të kryeministrit të Turqisë, Binali Yıldırım me mbretin e Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz në Rijad, është theksuar rëndësia e statusit të qytetit të Kudsit, nevoja që e gjithë bota islame të ndërmarrë hapa të përbashkët në mbrojtjen e të drejtave të popullit palestinez, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjithashtu u potencua se miratimi i rezolutës (për Kudsin) në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së është një mesazh i fortë i bashkësisë ndërkombëtare.

Sipas burimeve nga zyra e kryeministrit turk, gjatë takimit është diskutuar edhe për marrëdhëniet historike, fetare dhe të tjera mes Turqisë dhe Arabisë Saudite të cilat vazhdojnë nga një periudhë e gjatë kohore.

Më poshtë thuhet se mbreti Selman shprehu kënaqësi me rastin e vizitë së Yıldırım dhe nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së bashkëpunimit në mes Arabisë Saudite dhe Turqisë.

Yıldırım në kuadër të vizitës zyrtare në Arabinë Saudite sot në mëngjes mbërriti në Rijad. Në shoqërim të Yıldırım në Rijad ka udhëtuar edhe bashkëshortja e tij Semiha Yıldırım, zëvendëskryeministri Hakan Çavuşoğlu, ministrja e Punës dhe Sigurisë Sociale Jülide Sarıeroğlu dhe ministri i Shëndetësisë, Ahmet Demircan.

Në kuadër të vizitës është planifikuar takim i kryeminstrit turk me ministrin e Mbrojtjes të Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit