11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Takim i rrallë Putin-Abe

Më të lexuarat

Presidenti rus Vladimir Putin takon kryeministrin japonez Shinzo Abe në Moskë në takimin e parë mes liderëve të dy shteteve në një dekadë.

Bisedimet pritet të fokusohen në kontestin territorial, që ka penguar shtetet të nënshkruajnë një traktat që do t’i jepte fund Luftës së Dytë Botërore.

Kontesti ka në qendër katër ishuj të vogël në Paqësor, të njohur si Kurilet Jugore në Rusi dhe Territoret Veriore në Japoni.

Që të dy liderët pritet gjithashtu të diskutojnë pjesmarrjen e mundshme japoneze në ndërtimin e një gazjellësi që lidh fushat lindore siberiane dhe një qendër të gazit në Vladivostok, me vlerë prej 38 miliardë dollarësh.

Bisedimet do të fokusohen edhe në marrëveshje të tjera të mundshme biznesi.

Abe po shoqërohet nga një delegacion i fuqishëm biznesi prej 120 anëtarësh.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit