12.3 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Tajlandë: Zjarr në konvikt, 17 vajza të vdekura

Më të lexuarat

Të paktën 17 vajza kanë mbetur të vdekura nga një zjarr, që përfshiu konviktin e një shkolle në Tajlandën Veriore.
Zjarri shpërtheu mbrëmë, në orët e vona, kur shumë prej vajzave, nga mosha 5 vjeç deri në 13, ishin në gjumë.
Dy vajza janë ende të humbur, ndërsa pesë të tjera janë plagosur, dy prej të cilave rëndë.
Akoma nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa Policia ka filluar hetimet, shkruan BBC.
Në media janë publikuar pamje të ndërtesës të dykatëshe, e cila ishte e përfshirë nga zjarri. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit