19.7 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Sytë nga qielli, “Hëna luleshtrydhe” dhuron sonte spektakël

Më të lexuarat

Një hënë “luleshtrydhe” po rritet. Hëna e plotë e qershorit do të ndriçojë qiellin të enjten, duke shënuar superhënën e fundit të vitit.

Hëna e plotë e muajit qershor e ka fituar këtë emër për shkak të faktit se ndodh në periudhën më të mirë të vitit për pjekjen e luleshtrydheve, përcjell abcnews.al.

Fiset amerikane vendase i vendosën këtë emër për shkak të sezonit të luleshtrydheve. Ndërsa në Evropë quhet ndryshe Hëna e Trëndafilave, pikërisht sepse në këtë stinë çelin lulet.null

Hëna e plotë e së enjtes do të jetë në kulmin e ndriçimit në orë 2:40, por spektakli hënor nuk do të jetë i dukshëm për disa orë, derisa hëna të ngrihet mbi horizontin në qiellin lindor. Hëna më pas do të shfaqet e plotë deri në fillim të së shtunës, sipas NASA. g.v/abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit