13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Sulmon me karrige Obaman e padukshëm!

Më të lexuarat

Aktori dhe regjisori amerikan, Clint Eastwood, është paraqitur në konventën e Partisë Republikane në Tampa.

Me një shfaqje origjinale ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe një zë shtesë për kandidatin republikan, Mitt Romney. Fjalimi i Eastwoodit, siç raporton Business Insider, ishte bizar, i çuditshëm dhe i pabesueshëm
Eastwood i drejtohet një karrigeje bosh, të pozicionuar pranë foltores, ndërsa shqipton frazën e famshme nga Harry i Ndytë (“Harry Dirty”):. “Hajde, zbukuroma ditën”!

Eastwood ishte “fjalamani misterioz” të cilin ish guvernatori i Masaçusetsit, Mitt Romney, e ka shpallur si mysafir i befasisë. Regjisori ka zhgënjyer pritjet, sepse fjalimi i tij ishte krejt misterioz.

Në një moment, Eastwood lëkundë karrigen të cilën masës republikane ia prezantoi të jetë presidenti Barack Obama.

“E kam këtu z. Obama”, tha ai. “Në këtë vend janë 23 milionë të papunë”, e “qorton” karrigen. “Kjo është diçka për të cilën duhet qarë. Ky është turp, një turp kombëtar”.

Pak më vonë, luan kinse karrigeje i thotë që ai të heshtë.

“Unë nuk do të hesht. Është radha ime”, tha Eastwood.

Shfaqja misterioze ka çuar në krijimin e një profil të ri në rrjetin social Twitter (@InvisibleObama), që aktualisht ka më shumë se 35 mijë ndjekës.

Pak më vonë, në fjalimin e tij 11-minutësh, Eastwood kritikon Obamën për rezultatet e mandatit të tij presidencial.

“Ne e zotërojmë këtë vend”, ka thënë Eastwood, gjë që i shtyri republikanët të ngrihen në këmbë dhe ta përshëndesin me ovacione.

“Politikanët janë punëtorët tanë. Kur dikush nuk e bënë punën, duhet ta pushojmë që të shkojë”, vazhdon aktori.

Eastwood pastaj humbet pak, duke vazhduar me paqartësi, e duke ia dalë disi deri në fund në fjalimin që e mbante pa “teleprompter”. Performanca e tij sigurisht që ka ndryshuar skenarin rigoroz të Konventës republikane.

Fjalimin e përfundoi në stilin e roleve të tij.

“Unë do të filloj, ju të përfundoni. Hajde… “, i tha ai audiencës.

“Ma zbukuroni ditën”, ia kthejnë republikanët.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit