6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Sulmohet fizikisht një pediatër në spitalin e Tetovës

Më të lexuarat

Një mjek kujdestar në Spitalin Klinik në Tetovë, në pediatri, fizikisht është sulmuar dje në orën 15 e 20 min nga ana e njëzet e pesë vjetarit N.S. nga fshati Shemshovë i cili së bashku me dy persona të panjohur të gjinisë femërore dhe një fëmijë janë futur në ordinancën për dhënien e ndihmës mjekësore për fëmijën, transmeton zhurnal.mk

Ministria e punëve të brendshme informoi se mjeku pasi që e ka pa raportin mjekësor nga Kirurgjia dhe ka kërkuar që t`i sjellin udhëzimin, personi iu është drejtuar dhe fizikisht e ka sulmuar, dhe pastaj ka nisur me duar që ta sulmoje byronë e punës, kompjuterin dhe mjetet tjera të cilat i ka shpërndarë nëpër tokë, për të cilin mjeku përmes motrës kujdestare Q.J.(46) ka kërkuar që të thirret sigurimi, dhe pasi që e njëjta ka tentuar për ta thirrur sigurimin, personi edhe atë e ka sulmuar fizikisht dhe ka ikur nga vendngjarja.
Pas masave të ndërmarra u vërtetua identiteti i personit. Bëhet fjalë për N.S.(25) nga fshati Shemshovë. SPB Tetovë po punon për zbardhjen e tërësishme të rastit.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit