12.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Sulmi i parë rus ndaj pozitave të SHI-së me nëndetëse nga Mesdheu

Më të lexuarat

Rusia për herë të parë ka kryer sulme në pozitat e Shtetit Islamik në Siri me raketa të gjuajtura nga nëndetësja “Rostov na Don” në Mesdhe, deklaroi dje ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shojgu.

“Në këtë rast raketat kryqëzuese ‘kalibër’ kanë goditur dy pika të mëdha  të SHI-së në rajonin Raka”, shtoi ai.

Shojgu i transmetoi presidentit Vlladimit Putin se edhe aviacioni edhe flota nënujore kanë kryer lançim të suksesshëm, si dhe se objektivat janë goditur.

Ai shtoi se në tre ditët e fundit ushtria ruse në Siri ka kryer më shumë se 300 fluturime dhe ka goditur 600 caqe.

Rusia paraprakisht paralajmëroi se ushtria e saj për herë të parë do të gjuajë drejt Sirisë raketa nga nëndetësja në Mesdhe, kumtoi SHBA-ja.

“Ishim të paralajmëruar se ata do të kryejnë sulme dhe ne e vlerësojmë këtë”, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit Piter Kuk.

Ai shtoi se SHBA-ja veçanërisht e vlerëson atë që Kremlini nuk ishte i obliguar që ta bëjë këtë në bazë të memorandumit për mirëkuptim, të cilin e nënshkruan SHBA-ja dhe Rusia, me qëllim që të shmangen përleshjet rreth Sirisë.

“Informimi për lançimin e raketës paraqet masë shtesë për siguri”, shtoi ai.

SHBA-ja e kryeson koalicionin prej rreth 60 vendeve, të cilët marrin pjesë në sulmet ajrore ndaj Sirisë dhe Irakut në tentimet për ta shkatërruar SHI-në.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit