12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Sulmet ajrore në Idlib, rritet në 50 numri i civilëve të vrarë

Më të lexuarat

Të paktën 50 civilë e kanë humbur jetën nga sulmet ajrore dhe me artileri të cilat avionët rusë dhe forcat lojale të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad i kryen dje në zonën e deeskalimit në Idlib.

Mbrojtja Civile lokale “Helmetat e Bardha” njoftoi se të paktën 39 civilë u vranë gjatë sulmit ajror të cilin dje në mëngjes e kryen avionët rusë në një treg në qytetin Maarat Al-Numan.

Forcat ajrore të regjimit të Asadit paralelisht kryen sulme ndaj tregut në Saraqib dhe vranë të paktën 7 civilë.

Në orët e pasditës avionët rusë dhe të Assadit qëlluan edhe vendbanimet Bidam, Talmenes dhe Al-Kabina. Në këto sulme jetën e humbën 4 civilë.

Ministria ruse e Mbrojtjes mbrëmë e mohoi pjesëmarrjen e forcave ajrore ruse në sulmet në veriperëndim të Sirisë.

Idlibi edhe të dielën ishte objektiv i sulmeve të ngjashme ajrore në të cilat jetën e humbën 17 civilë.

Në Idlib, një bastion i opozitës siriane, jetojnë rreth 4 milionë banorë dhe të shpërngulur të brendshëm që janë objektiv i sulmeve të vazhdueshme të regjimit. Gjatë sulmeve në tre ditët e fundit janë vrarë të paktën 25 civilë.

Me ndërmjetësim të Rusisë dhe Turqisë në Soçi më 17 shtator të vitit 2018 u arrit marrëveshje për armëpushim në Idlib dhe u vendos zonë deeskalimi për civilët.

Në pajtim me marrëveshjen, forcat opozitare në tetor tërhoqën armatimin e rëndë nga rajoni, ndërsa forcat lojale të regjimit nuk hoqën dorë nga sulmet artilerike dhe ajrore në këtë rajon./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit