18.7 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Sulm i ri në Gjermani, vritet një person

Më të lexuarat

Një tjetër sulm i përgjakur ka ndodhur sot në Gjermani. Siç raporton gazeta gjermane Bild, sot pasdite në afërsi të Shtutgardit, një person ka vrarë një grua dhe ka lënduar të paktën dy të tjerë duke përdorur një hanxhar. Policia ka arrestuar burrin që akuzohet për këtë sulm. Gazeta Bild raporton se sulmuesi ka dalë me hanxhar në dorë nga një lokal qebapësh, ku sipas informacioneve të para punonte gruaja që u vra gjatë këtij sulmi. Një prej dëshmitarëve thotë se sulmuesi u sillte si i çmendur, duke sulmuar në afërsi të një patrulle policore. Policët kanë arritur ta mposhtin dhe ta arrestojnë, por vetëm pasi ka shkaktuar një viktimë. Policia ka konfirmuar se bëhet fjalë për një refugjat sirian, por akoma nuk ka zbardhur emrin e sulmuesit. Motivi mbetet ende i paqartë. /SHENJA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit