12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Suedia dhe Çekia konsiderojnë se Maqedonia duhet t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në BE

Më të lexuarat

Ministrat e Punëve të Jashtme të Çekisë dhe Suedisë, Jakup Kulhanek dhe An Linde u shprehën se prioriteti për Suedinë dhe Pragën zyrtare gjatë kryesimit me BE*në do të jetë Ballkanin Perëndimor dhe përparimi i vendeve të rajonit në reformat.

Çekia do të kryesojë me BE-në nga korriku i vitit 2022, ndërsa në janar të vitit 2023 kryesimin do të mbajnë Suedia.

“Do të doja të dëgjoja premtime në Samitin BE-Ballkani Perëndimor gjatë kryesimit çek, të dëgjojmë premtime për data konkrete, të themi Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të aderojnë drejt BE-së”, tha Kulhanek në konferencën e përbashkët me Linde.

Shefja e diplomacisë suedeze theksoi se varret nga përparimi i reformave që duhet të jenë drejt respektimit të vlerave evropiane në ato vende.

“Ballkani është i rëndësishëm. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i përmbushën kushtet për fillim të bisedimeve dhe duhet të fillojë bisedimet menjëherë”, tha Linde.

Ministri Kulhanek rikujtoi se BE për disa vjet premton vendeve të Ballkanit Perëndimor perspektivë evropiane dhe nuk është në gjendje t’i përmbushë ato premtime./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit