Studiuesi i njohur katolik: Kjo xhami-mrekulli në Shqipëri…!

Më të lexuarat

Ku ndodhet kjo perlë islame dhe thirrja e Artan Shkrelit për ta kthyer në identitet

 

Njohësi i thellë i trashëgimisë arkitekturore dhe urbane, Artan Shkreli, ka sjellë në kujtesë një xhami gati unike në Shqipëri, më saktë në Vlorë, e cila nuk i përket modelit osman, gati dominant në shumësinë e xhamive në Shqipëri nga e djeshmja e saj.

Ajo është xhamia e kuqe në Vlorë, për të cilën Shkreli shkruan: “…një mrekulli e stilit neo’moresk – tipik për mesdheun jugor – shembull i rrallë i integrimeve stilistike të arkitekturës religjioze në Shqipëri. Kjo, në koherencë të plotë me prirjen orientalizuese që e kish kapluar krejt Perëndimin në kohën e ndërtimit të kësaj xhamie (të cilën, gabimisht, shumë e konsiderojnë si stil venecian).

Objekti, sot ekzistues, por shumë i tjetërsuar, do kthyer në identitet para se të humbasë elementët rifinituriale që ende i kanë mbetur”.

Kjo xhami, pa këtë kolorit, madje paksa gri në pamjen e saj aktuale prej një zbehjeje të çdo detaji nga agjentët natyrore në vite, pa u përfshirë në një rikonstruksion të jashtëm, ndodhet në lagjen e vjetër të Vlorës, ose Vlorën e vjetër, atë që u kthye në identitet në emër të rilindjes urbane, por që vetë ajo ka mbetur e patrajtuar. Është një xhami aktive në funksionin e saj bazë: adhurimin e Zotit në faljet e namazit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit