5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Stoltenberg: Suedia dhe Finlanda duhet të rrisin bashkëpunimin me Türkiye-n në çështjen e terrorizmit

Më të lexuarat

“Suedia dhe Finlanda duhet të rrisin bashkëpunimin me Türkiye-n në çështjen e luftës me organizatën terroriste PKK dhe të ngjashme me të” deklaroi Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Suedia dhe Finlanda duhet të rrisin bashkëpunimin me Türkiye-n dhe të ashpërsojnë ligjet kundër terrorizmit për të luftuar me organizatat terroriste, transmeton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg ka bërë deklarata për televizionin shtetëror SVT të Suedisë dhe i ka bërë thirrje Suedisë dhe Finlandës për bashkëpunim me vendet e NATO-s dhe kryesisht me Türkiye-n kundër terrorizmit. “Suedia dhe Finlanda duhet të rrisin bashkëpunimin me Türkiye-n në çështjen e luftës me organizatën terroriste PKK dhe të ngjashme me të”, deklaroi Stoltenberg.

Ai tërhoqi vëmendjen se këto dy vende duhet të ashpërsojnë ligjet organizatave terroriste. Stoltenberg tha më tej se “Duhet të kenë shqetësim për këtë dhe duhet të kuptojnë shqetësimet e Türkiye-s sepse Türkiye është vendi i NATO-s që është përballur më shumë me sulmet terroriste”.

Sekretari Stoltenberg foli edhe rreth operacionit ajror “Kthetra-Shpata” që Türkiye ka filluar për t’i dhënë fund terrorizmit në veri të Irakut dhe Sirisë, duke shtuar se vendet e NATO-s kanë mendime të ndryshme ndaj organizatave terroriste dhe se Türkiye ka të drejtën për të mbrojtur veten e saj kundër organizatave terroriste.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit