9.4 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Steele: Liderët botëror gabuan me Turqinë

Më të lexuarat

Redaktori i redaksisë së “Guardianit” në Washington, në fund të viteve shtatëdhjetë, dhe i zyrës së saj në Moskë, gjatë rënies së komunizmit, Jonathan Steel, ka qenë edhe korrespondent i gazetës britanike në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-99 dhe ka raportuar shpesh nga Prishtinanë një intervistë dhënë “Koha Ditore”, ndër të tjera ai ka folur edhe për puçin në Turqi.
Liderët amerikanë dhe ata evropianë bënë një gabim të madh duke mos e uruar ngrohtësisht presidentin Erdogan për suksesin e shtetit në mposhtjen e puçit.Asnjë lider nuk ka shkuar në Turqi për të shprehur solidaritet me Turqinë.Liderë të puçit bombarduan parlamentin turk,morën në kontroll televizionin shtetëror dhe vranë disa qindra njerëz.Sikur puçi të kishte sukses, diktatura rezultuese do të ishte po aq e keqe sa edhe ajo e regjimit të Sisit në Egjipt.Erdogani mbase po reagon në mënyrë të tepruar me masat që poi ndërmerr me spastrimin e puçistëve nga secila degë e qeverisë, e veçanërisht në polici dhe ushtri në mënyrë që të sigurohet që nuk do të ketë ndonjë tentik tjetër grushteti.Ai ka qenë tepër i ashpër me mbylljen e mediave që e kritikojnë atë, mirëpo Turqia nuk është shtet njëpartiak dhe ka ende dukshëm shumë gazeta opozitare dhe të pavarura.
Politikanët perëndimorë duhet të kenë qëndrim më të balancuar rreth asaj çfarë thonë dhe bëjnë Turqia dhe liderët e partisë AKP të zgjedhur në mënyrë demokratike.
Turqia është një shembull i rëndësishëm i një shteti me qeveri të moderuar islamike me Kushtetutë demokratike.Ajo konsiderohet më pak autokratike sesa çdo monarki e Gjirit, të cilat qeveritë perëndimore rrallë here i kritikojnë.
Koha Ditore, 07 Gusht 2016, versioni i shtypur(hardcopy)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit