14.9 C
Pristina
E mërkurë, 12 Maj, 2021

Statistikat e Transportit, TM1 2021

Më të lexuarat

Bie numri i fluturimeve krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për tremujorin e parë (TM1 2021), me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor dhe Telekomunikimin.
Në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport.

Në tremujorin e parë (TM1) të vitit 2021, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 16 mijë, ku krahasuar me TM1 të vitit 2020, numri i pasagjerëve është zvogëluar për (-21.34%).

Transporti i mallrave me tren në TM1 2021 ishte rreth 187 mijë ton, ku krahasuar me TM1 2020 është një rritje për 85%.

Ndërkaq, sa i përket numrit të fluturimeve, në TM1 2021 ishin 1 317 fluturime, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2021) ka një ulje për (-14.14%). Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti ishte rreth 330 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2021) ka një ulje për (-23.44%)./ASK

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit