-0.3 C
Pristina
Friday, January 27, 2023

Stano: Kosova shembull i bashkëpunimit në mes BE-së dhe NATO-s

Më të lexuarat

Veriu i Kosovës, përkatësisht zhvillimet e fundit atje, janë përmendur nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, të cilët kanë folur rreth nënshkrimit të një deklarate ndërmjet BE-së dhe NATO-s për një bashkëpunim më të afërt strategjik.

Sipas zyrtarëve evropianë, angazhimet drejt shtendosjes së situatës në veri të Kosovës, janë shembulli më i mirë praktik i bashkëpunimit mes BE dhe Aleancës Veri-atlantike.

Zёdhёnёsi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka deklaruar se konteksti aktal gjeostrategjik i bashkëpunimit nё mes tё bllokut evropian dhe Aleancёs Veriatlantike ёshtё tejet i rёndёsishёm dhe relevant si asnjёherё mё parё.

Angazhimi drejt shtendosjes sё situatёs nё veri tё Kosovёs, sipas Stanos, ёshtё shmebulli mё i mirё praktik i bashkёpunimit nё mes tё BE dhe NATO-s.

“Rasti i fundit ishte në veri të Kosovës, nё periudhёn nё mes tё Krishtlindjeve dhe Viti tё Ri, kur BE-ja dhe NATO u koordinuan ngushtë në terren. Po ashtu jemi të koordinuar dhe po punojmë shumë ngushtë edhe në kontekstin e agresionit ilegal rus ndaj Ukrainës”, kak nёnvizuar Stano, raporton RTK.

Zёdhёnёsi i Bashkimit Evropian i ka bёrё kёto cilёsime kur u pyet se kur NATO dhe BE do të nёnshkruajnё deklaratёn e pёrbashkёt, tё shumёmpritur e qё ka tё bёjё me luftёn nё Ukrainё.

Nёnshkrimi i kёsaj deklarate pritet tё ndodhë tash e sa muaj dhe e njëjta do jetё thirrje e pёrbashkёt Rusisё që të ndalojë luftën e saj dhe të largohet nga Ukraina.

Teksti i deklaratёs ёshtё dakroduar gjatё vitit 2022, mirёpo miratimi ka pasur ngecje nё dritё tё tensioneve nё mes tё Qipros, si anёtare e BE-sё, dhe Turqisё si anёtare e NATO-s.

“Sigurisht se është e rëndësishme nënshkrimi i një deklarate të përbashkët, dhe presim të ndodhë kjo sa më shpejt të jetë e mundur”, kё thёnё Stano.

Formalizimi i tekstit tё deklaratёs sё pёrbashkёt do të përfaqësonte një arritje të konsiderueshme diplomatike, duke pasur parasysh muajt e angazhimeve që u deshën për të arritur deri te ky moment.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit