11.9 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Specializantët protestojnë: Familja nuk mund të na financoj gjatë gjithë jetës

Më të lexuarat

Të gjithë specializantët e angazhuar në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) me financim nga Ministria e Shëndetësisë̈ dhe ata me vetë financim sot kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës.

Protesta e tyre nisi nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ndërkaq përmes këtij marshi protestues po kërkojnë që ata që janë me vetëfinancim të kthehen në të rregullt dhe të gjithëve tu paguhet kujdestaria sidomos gjatë vikendeve.null

“’20 vite u harruam mos na harroni edhe ju’, ‘familja nuk mund të na financoj gjatë gjithë jetës’, ‘na trajtoni me dinjitet’, ‘kryeministër ndaloni traditën e neglizhencës së mjekëve të rinj’, ishin disa nga mbishkrimet që mbanin në duar protestuesit të cilët i vendosen para Qeverisë së Kosovës dhe objektit të Kuvendit të Kosovës.

Arianit Zajmi specializant tha se përmes këtyre protestave po kërkojnë trajtim dinjitoz nga shteti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit