7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Sony Xperia Z5 Premium, telefoni i parë 4K

Më të lexuarat

Kompania Sony dje ka prezantuar një seri të pajisjeve teknologjike dhe njëra nga këto pajisje është edhe telefoni Sony Xperia Z5 premium, i cili i pari në botë me ekran 4K.

Sony Xperia Z5 Premium posedon ekranin 5.5-inç me rezolucion 4K Ultra HD (3840×2160), që do të thotë 806 pixels për inç.

Telefoni është i fuqizuar nga procesori octa-core Qualcomm Snapdragon 810 dhe vjen me 3 gigabajt RAM memorie e 32 GB memorie të brendshme. Pajisja gjithashtu ka edhe microSD që mundëson zgjerimin e memories deri në 200 GB.

Sony Xperia Z5 Premium ka kamerën e re 23-megapixel Exmor RS që vjen me Hybrid Auto Focus, që do të thotë se kamera është shumë e shpejtë. Kamera ballore do të jetë 5 megapixel Sony Exmor R.

Sony ende nuk ka bërë të ditur çmimin dhe detajet tjera të Z5 Premium.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit