9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Ozil synon Topin e Artë

Më të lexuarat

Ylli i Arsenalit, Mesut Ozil beson se duhet të jetë më shumë egoist nëse dëshiron të arrijë ambicien e tij për të fituar Topin e Artë.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo e kanë fituar çmimin e Lojtarit më të mirë në botë që nga viti 2010 si dy nga golashënuesit më të mirë në futboll gjatë sezoneve të fundit.

Ozili ka realizuar vetëm pesë gola në 32 ndeshje për Arsenalin sezonin e kaluar dhe është sfiduar nga menaxheri i tij Arsene Wenger që të dyfishojë punën për të arritur qëllimin e tij personal.

“Duhet të bëhem më i rrezikshëm para portës”, është përgjigjur Ozil kur u pyet nëse synon Topin e Artë.

“Isha i lënduar në pjesën më të madhe të sezonit dhe realizova vetëm pesë gola në 32 ndeshje. Dua të tregohem i mirë. Për të arritur qëllimin tim, duhet të jem më egoist”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit